U-15/ Kombëtarja "dopietë" humbjesh ndaj Maqedonisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shtator 2018, 22:46
Shqipëria U-15 e drejtuar nga trajneri Eqerem Memushaj është mundur 1-0 nga fqinjët e Maqedonisë në miqësoren e zhvilluar sot në stadiumin “Biljanini”në Ohër.
Kjo është miqësorja e dytë në kuadër të dy ndeshjeve të planifikuara miqësore. Ndeshja e parë u zhvillua në datën 18 shtator në Korçë ku humbëm me rezultatin 1-2. Kuqezinjtë e U-15 kanë rivalizuar përballë bashkëmoshatarëve të tyre, por nuk kanë mundur të jenë të saktë dhe të finalizojnë. Golin e fitores Maqedonia e shënoi me penallti në ’66 me anë të Stojanovskit.