TVSH për biznesin e vogël, Teliti: Do të çojë në uljen e dhjetëra mijëra qepenave

TVSH për biznesin e vogël, Teliti: Do të çojë në

Dorjan Teliti këshilltar për ekonominë pranë PD-së, i ftuar në "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe në Ora News, thotë se futja e biznesit të vogël në skenën e TVSH-së do të çojë në mbyljen e qindra mijërave prej tyre.

Teliti: Biznesi i vogël po ulën çdo ditë qepenat. Ju thatë se është taksë për konsumatorin. A do të rriten çmimet për konsumatorin? Jo! Këtë e thotë edhe ministri i Financave. Këtë do ta përballojë nga fitimet e veta. Bizneset e vogla nxjerrin një rrogë mesatare mujore. T'i futësh në TVSH, në sistemin e Tatimeve, jua siguroj që bizneset e vogla nuk kanë mundësi pavarësisht dëshirës. Ky është realiteti. Kjo është ekonomia shqiptare, ku 98% e bizneseve janë biznese të vogla. Nëse fiton 300-400 mijë lekë, bukë thatë është. Një pjesë e biznesit të madh mund të dojë që biznesi i vogël të futet në skemën e TVSh-së, por kjo është një vendimmarrje politike. Ky hap sot është tërësisht i gabuar dhe ka për të çuar në uljen e dhjetëra qindra, mijëra qepena. Njerëz që do të dalin sërish pa punë.



EMISIONET