Presidenti i Komisionit Evropian, Donald Tusk në përfundim të Samitit të Sofjes në Bullgari, deklaroi se në këtë samit, u konfirmua perspektiva evropiane për të gjithë rajonin, duke shtuar se historikisht, rajoni i Ballkanit është pjesë e Evropës.

Tusk: Po flasim për perspektivën evropiane të rajonit, por nuk jemi këtu për ta shtyrë këtë proces. Ne duhet ta shohim në mënyrë të drejtë problematikën e rajonit.  Të jemi të ndërgjegjshëm për çdo pasojë që rrjedh nga zgjerimi. Integrimi i Ballkanit Perëndimor është prioritet kryesor për BE-në. E ardhmja e Ballkanit është në BE, por problemet duhet të zgjidhen.

Ai foli edhe për çështjen e marrëveshjes me Iranin, duke theksuar se është një problem i paparashikueshëm pas vendimit të Presidentit amerikan, Donald Trump për t'u tërhequr nga kjo marrëveshje.

Donald Tusk: Çështja e marrëveshjes me Iranin, problem i paparashikueshëm,nuk kemi pritshmëri të larta

Tusk: Duhet ta shohim edhe Iranin si një partner të besueshëm, përderisa kemi interesa të përbashkëta.  

/Ora News.tv/