Tusk në Tiranë: Ajo që keni bërë, e mjaftueshme për çeljen e negociatave për anëtarësim

Tusk në Tiranë: Ajo që keni bërë, e mjaftueshme

Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk nga Tirana  tha se ajo që ka bërë Shqipëria është e mjaftueshme për hapjen e negociatave për anëtarësim. Gjatë konferencës me kryeministrin Rama ai tha se është ëndrra e tij që Shqipëria të ndjekë të njëjtën rrugëtim për në BE, ashtu siç bëri Polonia, atdheu i tij.

Donald Tusk: Negociatat për anëtarësim me BE nuk janë të lehta, mund t'ju them nga përvoja ime politike e personale se ato janë ia vlejnë çdo përpjekje. Kur vendi im nisi bisedime të ngjashme rreth 20 vite më parë e dinim se shumëçka duhet të ndryshonte në Poloni. Vendosmëria e plotë e klasës politike dhe mbështetja e njerëzve të zakonshëm e bëri realitet. Është ëndrra ime që Shqipëria të ndjekë të njëjtën rrugëtim për në BE si atdheu im.  

Me historinë tuaj krenare, Skënderbeun që e mbrojti Europën nga perandoria otomane nuk kam asnjë dyshim se ju do ta bëni këtë. Është po kështu në interesin më të mirë europian që Shqipëria dhe i gjithë rajoni i Ballkanit të jetë i integruar plotësisht në BE.  Nuk do të ndodhë brenda natës, do të ketë shumë sfida e punë të madhe gjatë rrugës duke nisur me sigurimin e shtetit të së drejtës, luftës kundër krimit të organizuar dhe reformën ambicioze të drejtësisë. Ajo çfarë keni bërë dhe dua të jem shumë i qartë është e mjaftueshme për të çelur bisedimet për anëtarësim. Një tjetër sfidë do të jetë të binden të gjithë shtetet anëtarë të BE-së për të çelur negociatat. Jam i vetëdijshëm që ky proces  do ti ngjajë më shumë një gare me pengesa sesa një autostrade, por nuk kam dyshim se integrimi i plotë mbete fati ynë i përbashkët.

EMISIONET