Tusha, deputetëve të PS: Kërkoj besimin tuaj për kreun e KLSH

Tusha, deputetëve të PS: Kërkoj besimin tuaj për kreun e

Komisioni i Ekonomisë ka dëgjuar kandidaten e përzgjedhur nga presidenti Ilir Meta për kryetare të Kontrollit të Lartë të Shtetit.Tusha ka kërkuar besimin e maxhorancës për këtë post ndërsa ka premtuar angazhim në drejtimin e këtij institucioni.

Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tushae përzgjedhur prej presidentit Ilir Meta si kandidate për kryetare të Kontrollit të Lartë të Shtetit është dëgjuar në Komisionin e Ekonomisë.Tusha ka kërkuar votat e maxhorancës për këtë post.

Tusha: Mbi të njëjtat parime e me shumë respekt ju drejtohem ju të nderuar deputetë të Kuvendit që të më jepni përsëri besimin duke më votuar në pozicionin e kryetarit të KLSH. Përvojë 35 vjecare ne fushën e së drejtës, që përfshin edhe cështje të natyres financiare, e fituar  nga detyra dhe angazhimet që kam kryer më kanë dhënë mundësinë jo vetëm të njoh se zbatoj ligjin, por të marr vendime bazuar në laegjislacionin që lidhet me taksat e tatimet.

Nëse do përzgjidhej në krye të KLSH Vitore Tusha premtoi se do të sjellë përvojat më të mira profesionale në krye të këtij institucioni.

Tusha: Është angazhuar në luftën e vazhdueshme kundër korrupsionit, parë dhë në përmbushjen e një prej kritereve vlerësuese për celjen e negociatave për në BE, KLSH do të kontribuojë në këtë drejtim duke përmirësuar metodat audituese.

Vitore Tusha është përzgjedhur prej presidentit Ilir Meta pas shqyrtimit të 34 kandidatëve që u futën në garë për detyrën në të cilën Bujar Leskaj do të qëndrojë deri në dhjetor.

EMISIONET