Turqit nuk kursehen, lojtarët më të mirë ndaj Shqipërisë

Turqit nuk kursehen, lojtarët më të mirë ndaj

Kombëtarja e Turqisë nuk është kursyer për përballjen miqësore ndaj përfaqësueses Shqiptare.

Në këtë kuadër mund të përmendin dy futbollistë tepër cilësor si Hakan Çalhanoglu i Milanit, apo edhe talenti i ri Emre Mor, i cili po shkëlqen me fanellën e Selta Vigos në Spanjë.

Trajneri i përfaqësueses turke, Mirçea Luçesku, ka bërë publike listën me 26 lojtarë të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore që luan kjo kombëtare, ndaj Rumanisë dhe Shqipërisë. Luçesku, ka vendosur të ndërtojë një miks lojtarësh të rinj e të vjetër. Duke iu referuar listës janë vetëm 10 futbollistë të cilët vijnë nga kampionate të huaja dhe do të jenë të pranishëm në dy takimet.

LISTA E TURQISË

Portier: Harun Tekin (Bursaspor), Okan Kocuk (İstanbulspor A.Ş.), Volkan Babacan (Medipol Başakşehir FK).

Mbrojtës: Kaan Ayhan (Fortuna Düsseldorf), Ozan Tufan (Fenerbahçe A.Ş.), Çağlar Söyüncü (SC Freiburg), Erol Erdal Alkan (FC Dordrecht), Ömer Toprak (Borussia Dortmund), Serdar Aziz (Galatasaray A.Ş.), Uğur Demirok (Trabzonspor A.Ş.), Atila Turan (Kayserispor), İsmail Köybaşı (Fenerbahçe A.Ş.).

Mesfushor: Cengiz Ünder (AS Roma), Deniz Türüç (Kayserispor), Emre Mor (RC Celta de Vigo), Oğuzhan Özyakup (Beşiktaş A.Ş.), Yusuf Yazıcı (Trabzonspor A.Ş.), Selçuk İnan (Galatasaray A.Ş.), Okay Yokuşlu (Trabzonspor A.Ş.), Emre Akbaba (Aytemiz Alanyaspor), Yunus Mallı (VfL Ëolfsburg), Hakan Çalhanoğlu (AC Milan), Kenan Karaman (Hannover 96), Tolga Ciğerci (Galatasaray A.Ş.).

Sulmues: Cenk Tosun (Beşiktaş A.Ş.), Enes Ünal (Levante UD)./ATA/

EMISIONET