Industria turke për hapësirë ajrore, TAI, ka ndërtuar prototipin e helokopterit të parë vendor të gjeneratës së re, i cili ka dy motorë dhe është shumëdimensional, testi i të cilit do të bëhet kah fundi i vitit, raporton Anadolu Agency (AA).

Prototipi T625, është disajnuar për të mbijetuar me sukses kushtet e këqija të motit dhe tashmë mbetet që të kryhet testi i sistemit, pas çka në fund të vitit do të testohet edhe fluturimi i tij.

Programi operacional shumë-qëllimësh i helikopterit, është disajnuar në mënyrë që të përmbushë nevojat e forcave ajrore turke dhe institucioneve tjera të sigurisë dhe është produkt i një marrëveshjeje të nënshkruar në vitin 2013, mes TAI-t dhe Nënsekretariatit Turk për Mbrojtje.

Sipas prodhuesit, helikopteri do të ofrojë shërmime të ndryshme, përfshirë kargon, transportin VIP, ambulancën, dhe operacionet e kërkimit dhe shpëtimit.

Helikopteri në fjalë ka një kapacitet prej 14 pasagjerësh, përfshirë këtu edhe dy pilotët.

“Fluturakja përfshinë në vete disa nga teknologjitë më të reja, të cilat do të mundësojnë nivelin më të lartë të sigurisë dhe përfitime tjera operacionale”, thotë TAI.

Helikopteri është projektuar për tregun vendor, por edhe për atë ndërkombëtar, ndërsa prodhimi pritet të fillojë në vitin 2022.

/Ora News.tv/