Turqia e shqetësuar për rritjen e ekstremistëve në politikën europiane

Turqia e shqetësuar për rritjen e ekstremistëve në

Nga Shkodra pasi u mësua fitorja e partive të djathta në Europë dhe atyre konservatore, ambasadori i Turqisë, Murat Ahmet Yörük, ka zgjedhur të flasë me nota shqetësuese për rritjen e ekstremistëve në politikën europiane.

Sipas tij kjo ndikon në marrëdheniet mes vendeve. Ambasadori turk u ndal edhe tek sulmet ndaj xhamive në disa shtete:

Murat Ahmet Yörük: "Per fat të keq po kalojmë një periudhë të vështirë, ku njerëzimi po mbahet larg tolerancës dhe mirëkuptimit, e ku dallimet apo ndryshimet të cilat janë pjesë përbërëse e trashëgimisë tonë globale po kthehen në objekt konfliktesh. Sulmet terroriste që ndodhën muajt e fundit në Sri Lanka, Zelandën e Re, sulmet brutale në xhamitë tona në SHBA apo Kanada e vende të Europës, na tregojnë madhësine e kërcënimit të paraqitur nga ky konflikt. Mos të harrojmë diçka, dhuna lind më shumë dhunë. Fatkeqësisht shohim se opozita anti-islamiste, antisemitizmi, antikristianizmi, anti-imigracioni dhe urrejtja ndaj ksenofobisë kanë ndikuar gjithë botën. 

Dhe për fat të keq partitë politike të krahut të djathtë, populiste dhe polarizuese që përdorin këtë gjuhë urrejtje, depërtojnë në qendër të politikës. Ata i udhëheqin masat e pandërgjegjshme ndaj objektivave konfrontuese dhe destruktive. Këto fe, sektet, racat dhe kombësitë për fat të keq na kujtojnë atmosferën e përgjithshme para Luftës së Dytë Botërore. Urojmë që mençuria të korrë fitoren dhe të triumfojë. 

Nuk do të donim të përjetonim të njëjtin ankth që kemi përjetuar 80 vite më parë për shkak të lidërve politikë që mbeshtesin ideologjitë ekstreme të krahut të djathtë, të cilat e kanë rritur ndikimin e tyre. A mund ta ndalojmë këtë prirje negative? Po. Ne mund ti shmangim këto zhvillime negative duke menduar në mënyre universale dhe racionale".

Deklaratat, Ambasadori turk i bëri gjatë një iftari që bashkia Yskydar në Turqi shtroi në qytetin e Shkodrës.


EMISIONET