Pavarësisht se Kongresi amerikan tha jo, Turqia është e vendosur të marrë nesër avionët e parë luftarakë, F-35 gjatë një ceremonie që do të mbahet në Teksas, tha dje Pentagoni.

Pilotët dhe mirëmbajtësit e F-35 kanë mbërritur në bazën e forcës ajrore Luke në Arizona dhe do të nisin së shpejti fluturimet akademike.

Edhe pse Turqia ka qenë prej kohësh pjesë e programit F-35, senati amerikan kishte kërkuar të bllokonte Turqinë nga marrja e avionëve pas përkeqësimit të marrëdhënieve SHBA-Turqi.

Senati amerikan ka shprehur shqetësim lidhur me planet e Ankarasë për ti blerë Rusisë sistemin raketor të mbrojtjes S- 400  

Shumë zyrtarë amerikanë kanë shprehur shqetësimin se një sistem ushtarak rus i madh si S-400 do të ishte i papajtueshëm me sistemet e NATO-s të përdorura nga partnerët e aleancës turke.

Senati i ka bërë thirrje Sekretarit të Mbrojtjes James Mattis që t'i paraqesë Kongresit "një plan për largimin e Qeverisë Turqisë nga pjesëmarrja në programin F-35", si dhe listën e "hapave që kërkohen për të ndaluar transferimin e ndonjë avioni F-35 që aktualisht është në pronësi dhe operohet nga Qeveria e Republikës së Turqisë, nga territori i Shteteve të Bashkuara. "

Një zyrtar i Mbrojtjes i SHBA-së i tha CNN se Mattis është kundër përpjekjeve të Kongresit për të bllokuar Turqinë në këtë program.  Zyrtari thotë se Mattis është angazhuar në mënyrë aktive  që ky kundërshtim të mos marrë firmën e presidentit Donald Trump.

Përpjekjet e Kongresit për të bllokuar shitjen në Turqi kanë sjellë edhe kritika nga zyrtarët turq.

/Ora News.tv/