Turqia dërgon tanke dhe artileri të rëndë në kufi me Sirinë

Turqia dërgon tanke dhe artileri të rëndë në kufi me

Turqia ka shtuar përforcimet ushtarake në kufirin e saj me Sirinë, vetëm pak orë pasi u deklarua se një ofensivë kundër luftëtarëve kurdë në vend do të shtyhej me disa muaj dhe se trupat amerikane do të tërhiqeshin nga Siria.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi të dielën se në veri të Sirisë janë diktuar rreth 100 mjete motorike dhe artileri të rëndë, mes të cilave tanke, bateri obusësh, mitralozë të rëndë dhe autobusë që transportonin forca komando.

Disa prej pajisjeve dhe personelit ushtarak janë vendosur përgjatë kufirit me Sirinë, ndërsa pjesë tjetër kanë kaluar vijën kufitare përmes qytetit të Elbejlit.

Në fundjavë, zyrtarë të lartë të cilën krijuan rajonin gjysmautonom të kurdëve në Siri pesë vite më parë, apeluan presidentin amerikan Donald Trump që ta rimendojë vendimin e tij për të larguar 2 mijë trupat amerikane nga Siria pasi rrezikohej ekzistenca e tyre.

Deklaratat pasuan kërcënimin e kreut të shtetit turk, Rexhep Taip Erdogan, se Turqia do të eliminojë çdo militant kurd apo të grupit islamik ISIS që operon në Siri.

Komuniteti kurd përbën 15% të popullsisë siriane por shumë prej tyre druhen se tërheqja amerikane do lejojë Turqinë të zgjerojë sferën e saj të ndikimit në rajon.

EMISIONET