Shqipëria fiton miqësoren e luksin në Antalia, 3 me 2 përballë Turqisë.

Kanë vendosur dy golat në pjesën e parë të shënuar nga Armando Sadiku dhe një gol i Grezdës, ndërsa turqit tentuan të merrnin një rezultat pozitiv, po golat e Under dhe Akbaba nuk mjaftuan.
Kuqezijtë luajtën për rreth 50 minuta me një lojtarë më pak, pasi mesfushori Memushaj u ndëshkua me karton të kuq.

Kjo është miqësorja e parë nën drejtimin e Panuçit, me italianin që i ka drejtuar kuqezijtë vetëm në eleminatoret për botërorin “Rusi 2018”.


"Live" te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes 

90+4' Bullgari Georgi Kabakov fërshëllen për fundin e takimit

90'  Gjyqtari i katërt akordon 4 minuta shtesë

86' Sërisht zëvendësim, del Sabjen Lilaj, në fushën e lojës Lila

83'  Eros Grezda largohet nga fusha e lojës i dëmtuar, debuton  Ajdareviç.

78' Kundërsulm nga Grezda, Ozan Tufan ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Grezdës shumë pranë hyrjes së zonës.




67' Shqipëria kryen 3 zëvendësime, largohen nga loja Roshi, Lenjani dhe Sadiku në fushë Qaka, Aliji dhe Ajeti.

60' Ngushton rezultatin përsëri Turqia, Emre Akbaba shënon golin e 2 me 3


56' Gol Shqipëria,Grezda shënon për 1 me 3



47' Gol  Turqia 1-2. Under ngushton diferencën për vendasit

46′ Ka startuar pjesa e dytë.

Pjesa e parë. Ka përfunduar pjesa e parë e miqësores Turqi-Shqipëri me rezultatin 2 me 0 në favor të kuqezijve. Në Antalia, Shqipëria do luajë pjesën e mbetur të lojës me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq të Memushaj.

45+1' Georgi Kabakov sinjalizon përfundimin e pjesës së parë

45' Albitri i katërt akordon 1 minut shtesë

41' Karton i verdhë për Memushajn, lë fushën e lojës pasi e kishte një karton të verdhë duke u larguar me të kuq.



39' "Binom" fantastik Roshi-Sadiku, me sulmuesin që godet për 0 me 2

32′ Ledian Memushaj ndëshkohet me karton të verdhë.


27' Shënon Sadiku, 0-1  për Shqipërinë

13' Aksione të rrëzikshme në portën e Berishës, largon mbrojtja dhe më pas topi përfundon në rivënie fundore

11' Aksion i rrëzikshëm nga Tosun, pret Berisha në pozicion

3'  Aksion i bukur nga Grezda i cili fiton një goditje dënimi fare pranë zonës turke

1’ Fërshëllen bullgari Georgi Kabakov, nis takimi miqësor, Turqi-Shqipëri

Formacionet që zbresin në fushën e lojës në miqësoren midis Turqisë dhe Shqipërisë

Turqia (4-2-3-1): Babaxhan, Jardimçi, Aziz, Sojunçu, Turan, Jukuslu, Ozjakup, Çalhanoglu, Under, Karaman, Tosun.

Shqipëria (4-2-3-1): Berisha, Hysaj, Mavraj, Veseli, Lenjani, Lilaj, Xhaka, Memushaj, Roshi, Grezda, Sadiku.



/Ora News.tv/