Forcat turke të sigurisë kanë konfiskuar lëndë narkotike me vlerë totale tregu prej 2 miliardë e 834 milionë lirave (rreth 400 milionë euro) në 108.105 aksione të realizuara në nëntë muaj të këtij viti, transmeton agjencia e lajmeve Anadolu 

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Brendshme të Turqisë, në operacionet ndaj trafikantëve të lëndëve narkotike brenda vitit janë arrestuar 149.836 të dyshuar, prej të cilëve 17.057 janë vendosur në paraburgim.

Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishin realizuar 82.733 operacione, në të cilat ishin arrestuar 117.280 persona, ndërsa prej tyre 15.618 personave u ishte caktuar masë arresti me paraburgim.

/Ora News.tv/