Turizmi në Lezhë: Frrokaj premton mbështetje, por kujton detyrimet

Turizmi në Lezhë: Frrokaj premton mbështetje, por kujton

Kryebashkiaku i Lezhës, u premtoi mbështetje operatorëve të sektorit të turizmit në këtë bashki, por u kujtoi edhe detyrimet që i kanë njësisë vendore. Në një takim për problemet që ka sektori, Fran Frrokaj paralajmëroi largimin e ambulantëve dhe investime në infrastrukturë.

Turizmi si një ndër prioritetet e Zonës së Lezhës dhe Shëngjinit duket se ka probleme përpara se te nisë sezoni.

Keto probleme kane qene ne fokus te takimit qe ka zhvilluar Kryetari i Bashkise së Lezhes Fan Frrokaj se bashku me bizneset te cilet operojne ne kete sektor.

Fran Frrokaj: Nëse ne arrijmë të heqim ambulantët, motorët dhe lodrat e të mbjellim ato pishat e famshme me gjithë sistemin, kemi bërë dicka të mirë. Do të bëjmë dhe një dakordësi sa i përket kontenierëve.

Por ndërsa u premtoi investime dhe mbështetje, kryebashkiaku Frrokaj u kujtoi bizneseve detyrimet që i kanë bashkisë.

Fran Frrokaj: Pak kush është që të mos ketë borxhi ndaj bashkisë dhe unë i kam evidentuar po nuk kam kërkuar ti vendos askujt thikën në fyt.

Në këtë takim u kërkua edhe rritja e bashkëpunimit mes bashkisë dhe bizneseve me qëllim zhvillimin e këtij sektori në rajonin e Lezhës.

EMISIONET