Pavarësisht nismës së ndërmarrë për të formalizuar sektorin e turizmit, ministri i Financave pranoi se ka ende sfida për të përballuar.

Në mbledhjen e Këshillit të Investimeve Ahmetaj tha se ka nisur mbledhja e të dhënave për të përfshirë në tatim të gjitha subjektet që presin turistë. Një tjetër nismë sipas Ahmetaj do të jetë edhe kalimi i të gjitha trasaksioneve on-line

Ahmetaj: Për turizmin unë kam filluar negociatën me platformat dixhitale booking.com për të filluar për të marrë informacion zyrtar për ato struktura që jepen me qira në territorin e Shqipërisë, por që për arsye se janë shtëpi banimi, janë larg radarit të Trejtorisë së Tatimeve.

Kreu i Financave ka pritshëmri mjaft të larta për të ardhurat që pritet të arkëtojë buxheti nga turizmi gjatë këtij viti.

Ahmetaj: Në 2018 presim një shifër pak më shumë se 2 mld euro.

2018 është konsideruar si një vit shumë i mbarë përsa i përket numrit të turistëve të huaj.

/Ora News.tv/