Turisti zhytet në ujërat e akullta në temperaturën -60 gradë

Turisti zhytet në ujërat e akullta në temperaturën -60

Në fshatin më të ftohtë ku temperaturat janë -60 gradë celcius dhe qerpikët e banorëve ngrijnë kur dalin jashtë, një turist japonez mori guximin dhe u fut në ujërat e akullta.

Në videon ai shihet duke dalë nga një furgon i veshur me të brendshme dhe vrapon drejt një lumi lumi në Siberi. Ndërsa trupi i tij bie në kontakt me temperaturat e ftohta fillon të bërtasë dhe futet në ujë.

Peisazhi është i mbuluar nga akulli dhe dëbora. Teksa futet në ujin e akullt ai pushon një sekondë, duke mbledhur forcën e nevojshme mendore për tu përballur me të ftohtin, kthehet nga kamera dhe shtrihet në ujë duke ulëritur.




EMISIONET