"Turisti" shqiptar kapet me gjysmë kg kokainë, 'gënjeu' policinë

Një shtetas shqiptar, me iniciale K.D., u arrestua nga policia italiane me një sasi prej gjysmë kg kokainë. 

'Ansa' shkruan se shqiptari u arrestua mes Val Venosta dhe Merano nga skuadra e policisë së Bolzanos në bashkëpunim me karabinierët në Silandro. Njeriu arriti në Itali muajin e kaluar me një vizë turistike dhe u pikas menjëherë nga policia. 

Gjatë kontrollit, ai dha indikacione të pasakta në lidhje me praninë e tij në Itali dhe u zhvillua një kontroll më i plotë i cili çoi në zbulimin e drogës.

EMISIONET