Turistët polakë dynden drejt Shqipërisë

Turistët polakë dynden drejt Shqipërisë

Polakët po preferojnë gjithmonë e më shumë Shqipërinë. Të dhënat e Instat për hyrjen e shtetasve të huaj në 6 muajt e parë të vitit konstatojnë se në vend kanë hyrë 7 mijë polakë më shumë krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të 2017. Ndërsa ulja e numrit të kosovarëve lidhet me muajin e Ramazanit dhe pritet që dy muajt në vijim të ketë shtim të tyre. Por pavarësisht rritjes së numrit të shtetasve të huaj që vijn në vendin tonë edhe shqiptarët që udhëtojnë jashtë kanë pasur të njëjtën tendencë.

Në gjysmën e parë të vitit në Shqipëri kanë hyrë 1.9 milionë shtetas të huaj.Drejtorsha e instat bën me dije se nga të dhënat konstatohet se rritjen më të madhe e kanë pasur shtetasit polakë një tendencë kjo që ka ardhur duke u theksuar më shumë në dy vitet e fundit. Në krahasim me të njëjten periudhë të një viti më parë në Shqipëri kanë hyrë 7 mijë polakë më shumë.

Delina Ibrahimaj: Ka filluar që vitin e kaluar, pra ka qenë në rritje numri i polakëve në Shqipëri sepse nuk janë të lidhur vetëm me turizmimn bregdetar, por edhe me atë malor. 

Gjatë periudhës janar-qershor në Shqipëri kanë hyrë mbi 2 mijë kosovarë më pak. Sipas drejtores dy muajt e verës janë ata që pritet të kenë pikun e hyrjes nga Kosova.

Delina Ibrahimaj: Për të parë fluksin dhe tendencën muajit që kanë hyrjet më të mëdhaja si të kosovarëve edhe shtetasve të huaj  janë korrik dhe gusht. Kjo lidhet me sezonin veror.

Edhe pse ka pasur rritje të huajve që vijnë në Shqipëri e njëtja situatë është edhe me shqiptarët që udhëtojnë jashtë. Vizitat te familjarët por edhe pushimet janë disa prej aryeve të udhëtimit të shqiptarëve

Delina Ibrahimaj: Për 6 mujorin e parë të vitit numri i shqiptarëve që kanë udhëtuar jashtë është rreth 2.4 mln, duke u rritur me 5.9% në krahasim me 6 mujorin e parë të 2017. Ndërsa për muajin qershor janë rreth 400 mijë shqiptarë që kanë udhëtuar jashtë dhe ky nr është në rritje me 7.8 %.

Në Qershor 2018, hyrjet e shtetasve të huaj në vendin tonë është rreth 5 mijë dhe eshte rritur 13,3 % krahasuar me Qershorin 2017. Kjo rritje ka ardhur kryesisht nga hyrjet e shtetasve Maqedonas me 58,3,% , Polakë me 16,9 %, Italianë me 5,6 % krahasuar me Qershorin e 2017.

EMISIONET