Një nga ata pak shtetas të huaj që kanë mundur të vizitojnë Shqipërinë e viteve 70 është edhe Rune Ottosen, gazetari dhe shkrimtari i njohur norvegjez. 

Përjetimet e tij gjatë komunizmit si dhe vizitat e tij më pas gjatë demokracisë Ottosen i ka rrëfyer në librin e tij më të ri "Turist në Utopi".

Rune Ottosen: Gjatë vizitave të mia në Shqipëri pata përshtypjen e një vendi të qetë dhe të lumtur, ku qytetarët jetonin mirë pavarësisht izolimit të tyre. Pas viteve 90 kur jam njohur me historitë e të burgosurve politik jam zhgënjyer shumë dhe kjo më shtyu që të shkruaj këtë libër. Mendoj se kriza politike e çastit lidhet me të shkuarën ende nuk janë shkëputur.

Shkrimtarja Flutura Açka tha se ky libër është një udhëtim në kohë në kuadrin politik të komunizmit dhe demokracisë.

Flutura Açka: Janë këto temat për të cilat na bren e shkuara jonë, si jemi sjellë, si sillemi sepse në fund të fundit nuk mund të ndërtosh një të ardhme pa qenë i qartë me të shkuarën tendë. 

"Turist në Utopi, udhëtime në ideologjinë dhe peizazhin shqiptar vjen për lexuesit si një dëshmi pelegrinazhi nga të huajt  mbi jetën e shqiptarëve në regjimin komunist.

/Ora News.tv/