Tuna rikthehet në muzikë, ja me kë do bëjë duet

Këngëtarja shqiptare Tuna është gati për tu rikthyer në tregun muzikor.

Nëpërmjet postimeve në rrjete sociale, ajo ka zbuluar se do të vijë në duet me Seven Saracin.

Nuk ka dhënë detaje nëse do vijë këtë sezon veror me këngën e re, por duket se po punon për të.

Kjo është periudha më e gjatë që Tuna ka qëndruar larg muzikës pasi iu përkushtua djalit të saj të vogël Tian.


EMISIONET