Kurimi i tumorit të gjirit me një terapi pa kimio është i mundur në 70% të rasteve, nëse kapet në fazë fillestare.

Ky zhvillim i madh shkencor u bë i mundur falë një testi i cili dagnostikues mbi 21 gene, i cili është në gjendje të identifikojë se cilët janë pacientët që nuk kanë nevojë t'i nënshtrohen kimios.

Studimi, i mbiquajtur TAILORx, u prezantua në Kongresin e 54-t Botëror të Shoqërisë Amerikane të Onkologjisë Klinike (Asco).

Pas ndërhyrjes kirurgjikale mund të jetë e nevojshme vetëm terapia hormonale.

Ky studim do të ketë një ipakt të menjëhershëm, duke i kursyer grave efektet anësore aq të padëshiruara që jep kimio.

Testi mat, me anë të pikëve nga 1 në 100, bazuar në shprehitë e 21 geneve.

Kështu, gratë me pikë të ulëta nga 0 në 10 duhet të trajtohen vetëm me hormonoterapi dhe ato me pikë të larta nga 26 në 100, me kimio terapi.

"Para testimit," shpjegon përgjegjësi i studimit Joseph Sparano, "ishte e paqartë se cila ishte terapia e duhur për gratë me pikët nga 11 në 25".

Tani studimi jep një përgjigje përfundimtare: në një periudhë studimi prej 7 vitesh e gjysëm, është evidentuar se vetëm hormonoterapia nuk ishte më pak efikase se hormonoterapia bashkë me kimioterapinë, tek pacientet me pikë nga 11 në 25, në kuadër të mbijetesës dhe zhdukjes së sëmundjes".

Sipas autorëve të kërkimit, kimio terapia është e kotë tek pacientet me pikë nga 0 në 25 dhe pacientet me më pak se 50 vjeç dhe me pikë nga 0 në 15.

Mbetet problem vetëm çmimi i këtij testi, i cili për momentin është rreth 3 mijë euro.

/Ora News.tv/