Për t’u bërë prokuror ose gjykatës, policët gjyqësore duhet të bëjnë Magjistraturën

Për t’u bërë prokuror ose gjykatës, policët

Çdo oficer i policisë gjyqësore që ka karrierë të gjatë dhe pretendon të bëhet gjykatës ose prokuror, duhet të bëjë Shkollën e Magjistraturës. Kjo është risia e projektligjit për Policinë Gjyqësore, ndërsa në Komisionin e Ligjeve pati rezerva për bashkëpunimin me prokurorinë.

Për t’u bërë prokuror ose gjykatës, një oficer i policisë gjyqësore, duhet të bëjë Shkollën e Magjistraturës. Kështu u shpreh në Komisionin e Sigurisë, Vasilika Hysi, relatorja e projektligjit për Policinë Gjyqësore.

Hysi: Për shërbimet e policisë gjyqësore dhe oficerët e policisë gjyqësore që janë aktualisht në detyrë. Meqenëse ndryshon statusi i tyre, ata nuk mund të promovohen më dhe të bëhen gjyqtarë dhe prokurorë pa bërë Shkollën e Magjistraturës, siç ka ndodhur deri sot.Ky ndryshim statusi ka nevojë të trajtohet me kujdes, që oficerët e policisë me karrierë që kanë kontribute, të kenë vendin e tyre të merituar.Por edhe në ligjin për statusin dhe funksionimin e prokurorëve ne u kemi dhënë mundësi atyre të kandidojnë, të konkurojnë në Shkollën e  Magjistraturës për tu bërë më pas gjyqtarë dhe prokurorë.

Pjerin Ndreu, si ish-drejtues i Policisë së Shtetit, konstatoi disa problematika, përsa i përket bashkëpunimit me prokurorinë dhe pagat e Oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Ndreu: Disa problematika që kanë të bëjnë me dobësimin e lidhjeve të oficerëve të shërbimeve të caktuara në seksionet e prokurorive, në administratën e origjinës, ndryshimet në ligjin ekzistues në vitin 2010 me heqjen e procedurës për oficerët e shërbimeve në seksionet e prokurorisë, lëvizjet dhe transferimet e shpeshta të tyre, mosnjohja nga prokurorët të organikave të policisë gjyqësore, dobësimi i bashkëpunimit mes prokurorisë dhe policisë gjyqësore, dhënia e detyrave me karakter administrativ punonjësve të policisë që ushtrojnë dhe funksionet e policisë gjyqësore kanë cënuar stabilitetin e punës së policisë gjyqësore si dhe vetë cilësinë e hetimit.

Relatorja Hysi theksoi se oficerët e tanishëm të Policisë Gjyqësore mund të kthehen në pozicionet e mëparshme, ose të trajnohen për të përmirësuar taktikat e hetimit.

EMISIONET