Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras fitoi të premten në mbrëmje votëbesimin e Parlamentit, i mbështetur nga 153 deputetë.

Para votimit ai debatoi ashpër me kreun e Demokracisë së Re Kyriakos Mitsotakis.

Në fjalimin e tij para votimit, Tsipras pretendoi se pavarësisht kritikave, Mitsotakis, bie dakord me lehtësitë fiskale dhe përfitimet sociale që kryeministri njoftoi më herët këtë javë.

Ndërkohë Mitsotakis, partia e të cilit po kryeson në sondazhe ndaj SYRIZA-s, tha se kryeministri Tsipras duhet të thërrasë zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme nëse humbet në zgjedhjet për Parlamentin Europian.

Zgjedhjet europiane do të jenë "një votë kundërshtimi ndaj qeverisë më të keqe që Greqia ka njohur që nga rivendosja e demokracisë," tha Mitsotakis, duke iu referuar fundit të diktaturës ushtarake të vendit në vitet 1967-1974.

/Ora News.tv/