Mitsotakis betohet si kryeministri i ri i Greqisë

Mitsotakis betohet si kryeministri i ri i Greqisë

Kyriakos Mitsotakis është betuar si kryeministri i ri i Greqisë.

Kryeministri i ri u betua në prani të familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të tij të afërt mesditën e sotme, pas fitores së zgjedhjeve.

Kyriakos Mitsotakis ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Mareva, dy vajzat dhe djali. 

Pas një takimi të shkurtër me presidentin e vendit, u betua në prani të kryepeshkopit të Athinës.

Rreth orës lokale 18.00 të pasdites së të hënës, pritet shpallja e qeverisë së re dhe të martën do të mbahet betimi i qeverisë. 

Tsipras pranon humbjen - Aleksis Tsipras ka pranuar humbjen në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme që u zhvilluan të dielën (7 korrik).

Me anë të një telefonate, kryeministri në ikje i Greqisë e ka uruar për fitoren kryetarin e Demokracisë së Re Kyriakos Mitsotakis.

Nga ana e tij kreu i Demokracisë së Re e falenderoi Tsiprasin për telefonatën.

Ceremonia e dorëzimit të detyrës dhe e pritjes do të zhvillohet sot në rezidencën Maximos, menjëherë pas betimit të Kyriakos Mitsotakis në Pallatin Presidencial në orën 13:00.

Tsipras në komentin e parë pas humbjes tha se e respektoi vullnetin e popullit grek që votoi Demokracinë e Re për pushtet.

"Sot, me kokën tonë lart, ne e pranojmë vendimin e popullit. Për të sjellë Greqinë aty ku është sot ne morëm vendime të vështira me një kosto të rëndë politike, "tha Tsipras.

Cipras mori përgjegjësinë për humbjen e SYRIZA-s dhe u zotua do ta "shndërrojë" atë në një "parti të madhe demokratike progresive".

EMISIONET