Tsipras në Beograd: Prishtina kreu aktin e papranueshëm

Tsipras në Beograd: Prishtina kreu aktin e papranueshëm

Situata në Ballkan ishte në fokusin e takimit midis kryeministri grek Aleksis Tsipras dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Gjatë vizitës së tij në Beograd, kryeministri grek Aleksis Tsipras e konsideroi si të papranueshme vendosjen e tarifave nga Kosova. Ai bëri komentet pas takimit kokë më kohë me kreun serb.

“Pati disa zhvillime të pakëndshme në Kosovë. Flas për një akt të papranueshëm nga ana e Prishtinës, për rritjen e taksave doganore ndaj Serbisë dhe Bosnjës. Dua të nënvizoj se këto nisma jo vetëm që nuk kontribuojnë në stabilitetin e rajonit, përkundrazi ndihmojnë destabilizimin e tij,” u shpreh Tsipras.

Duke folur në konferencën e shtypit pas takimit, presidenti serb u shpreh i shqetësuar për situatën tregtare të krijuar me Kosovën. Ai shtoi se e informoi kryeministrin Tsipras edhe për formimin e ushtrisë së Kosovës, që sipas tij shkel jo vetëm ligjet ndërkombëtare, por edhe ato të vetë vendit. Vuçiç ndërkohë mbështeti marrëveshjen e Prespës të arritur midis Athinës dhe Shkupit.

“Marrëveshja e Prespës është shumë e rëndësishme për Serbinë. Ne nuk duam të ndërhyjmë në çështjet e brendshme, por vetëm duam të tregojmë mbështetjen tonë dhe nëse çdo gjë shkon mirë, mund të kemi një takim tripalësh, Greqi, Serbi, Shkup”.

Tsipras-i  ndodhet në Beograd për të marrë pjesë në samitin e Varnës, së bashku me kryeministrat e Rumanisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe Serbisë. Çështja kryesore që diskutohet në këtë takim katërpalësh, është kandidimi për organizimin e kupës së botës në futboll në këto vende në vitin 2030. 

EMISIONET