Tsipras falenderon shqiptarin që shpëtoi dhjetëra njerëz nga zjarri

Kryeministri grek Aleksis Tsipras shkoi vetë dje në Mati, në periferi të Athinës, - zona që u prek nga zjarri i madh ku vdiqën rreth 98 persona- për të falenderuar shqiptarin Agim Cufe nga Levani i Fierit,dhe dy shtetasit grekë.

“Peshkatarët vendas dhe emigrantë, bënë një betejë heroike gjatë tragjedisë, duke shpëtuar jetë. Shteti e njeh sakrificën e tyre. Ne i falenderojmë”, shkroi në Tëitter Kryeministri Tsipras

Ministria e Brendshme bën të ditur se dekreti për dhënien e nënshtetësisë Honoros Causa tre emigrantëve që jetojnë prej vitesh në Greqi, është hartuar nga ministri dhe do t’i dërgohet për firmë presidentit të republikës, siç parashikon procedura.

Mediat vendase raportojnë se shtetësia greke për ta do të dalë për çështje ditësh.

Edhe pse nga zjarri rrezikonte gjithë familja e tij dhe banesa iu dogj krejtësisht, Agimi, me një skaf, shpëtoi dhjetra jetë njerëzish, siç thuhet dhe në njoftimin e ministrisë së brendshme greke, ku shtohet se të njëjtin akt bënë edhe dy emigrantët egjiptinë. Edhe ata do të marrin nënshtetësinë greke.



EMISIONET