Fansat e Kylie Jenner dolën me një teori të cuditshme ku pretendonin se truproja e saj, Tim Chung, ishte babai i fëmijës Stormi.

Por truproja ka thyer heshtjen e tij për këtë cështje pasi fillimisht refuzoi të mohonte atësinë.

Teoritë e cuditshme filluan pasi fansat krahasonin fotografitë e vogëlushes me Timin.

Truproja Tim publikoi një fotografi në Instagram, ku ai ndan deklaratën e tij me përshkrimin: "Komenti im i parë dhe i fundit".

"Unë jamë një person shumë privat dhe normalisht nuk do t'i përgjigjem kurrë thashethemeve dhe tregimeve që janë kaq qesharake. Nga respekti i madh për Kylie, Travis, vajzën e tyre së bashku me familjet e tyre, unë do të doja të shprehesha se marrëdhëniet e mia me Kylie dhe familjen e saj kanë qenë shumë të kufizuara në mënyrë rigoroze dhe vetëm profesionale," shkruan truproja në foton e shpërndarë.

Kylie mirëpriti fëmijën e saj të parë me të dashurin Travis Scott më 1 shkurt.

/Ora News.tv/