Trupi i Denise Sharon Kulb u gjet i vdekur në vitin 1991 në një pyll në Filadelfia. Trupi  u gjet 3 javë pasi gruaja u zhduk.

Por janë dashur 28 vite që autoritetet të arrestonin vrasësin e saj. Falë një teknologjie të re dhe një palë çorapesh u zbulua se vrasësi i Denise  ishte i dashuri i saj në atë kohë.

Theodore Dill Donahue u arrestua për vdekjen e Klub pasi policia mblodhi prova dhe intervista të reja.

52-vjeçari u akuzua për vrasje, abuzim me një kufomë, prishje të provave, pengim të drejtësisë dhe dëshmi false në polici.

Autoritetet hapën çështjen e Klub në vitin 2015. Me mjete të reja hetimore, policia nisi rindërtimin e çështjes.

Një nga metodat e përdorura ishte teknologjia e zmadhimit të fotografive që lidhte një çorap të verdhë të gjetur në vendngjarje me një çorap të ngjashëm të gjetur në banesën e Donahue në 1991.

Pas kësaj analize, hetuesit përcaktuan se çorapet përputheshin, tha Anthony Voci.

Klub, në atë kohë 27 vjeç, u gjet e vdekur në nëntor 1991 në një zonë të pazhvilluar të Delaware County, Pennsylvania.

Trupi i saj ishte dekompozuar dhe mbante veshur vetëm në një triko. Ndërsa pjesa tjetër e rrobave ishin grumbulluar sipër saj.

Donahue po mbahet në qeli. Por avokati i tij R. Emmett Madden tha se ai është i pafajshëm.

"Ai është i pafajshëm dhe ne mezi presim të provojë pafajësinë e tij në gjykatë,"-tha Madden.

Hetuesit thanë se kur morën në pyetje Donahue pas vrasjes, ai u shpreh se herën e fundit që e pa Klub kishin pirë drogë.

52-vjeçari tha se kishin konsumuar kokainë para se të grabiteshin nën kërcënimin e një thikë. Ai tregoi se Klub vrapoi për të kërkuar ndihmë dhe ai se pa më kurrë atë.

Por kur e morën sërish në pyetje në vitin 2015, Donahue dha një histori të ndryshme duke pranuar se kishte gënjyer.

Motra e Kulb tha gjithashtu se në ditën e zhdukjes së saj, 19 tetor 1991, ajo e kishte parë çiftin duke debatuar jashtë një bari, ku Denise punonte.

Gjatë katër viteve të fundit, Policia e Shtetit në Pensilvania tha se morën disa herë në pyetje Donahue dhe dëshmitarë të tjerë të mundshëm duke arritur në përfundimin se 52-vjeçari mund të kishte marrë pjesë në vrasje.

Prokurori Voci tregoi se Donahue u tha shumë njerëzve gjatë 28 viteve të fundit se Kulb u vra në banesën e tij, gjë që ndihmoi në arrestimin e tij.

Gjithashtu ai rrëfeu se e dashura e tij u gjet përmbysur në pyll e mbytur, duke zbuluar detaje që asnjë dëshmitar okular në vendin e krimit apo autori i krimit nuk e dinte, tha policia.


/Ora News.tv/