Trupat e huaj tek fëmijët rrezik për jetën

Trupat e huaj tek fëmijët rrezik për jetën

Gëlltitja e trupave të huaj që mund të jenë pjesë lodrash, kocka apo fruta të thata rrezikon seriozisht jetën e fëmijëve të vegjël. Mjekët në shërbimin e ORL në QSUT kërkojnë ndërgjegjësimin e prindërve pasi në një ditë operojnë 1-5 fëmijë me trup të huaj në rrugët e frymëmarrjes.

Një deri në pesë fëmijë paraqiten në kirugjinë e shërbimit të ORL për shkak  se sende ngelin në rrugët e frymëmarrjes duke i rrezikuar seriozisht jetën.

Mjekët kirurg shprehen të shqetësuar se rastet janë në rritje ku foshnjat 8 muajshe dhe fëmijët 2 deri në 5 vjeç kanë gëllitur bajame, kikirikë, arra, cop2za lodrash të cilat shkojnë deri në moralitet.

Prof.Asoc Besim Boçi: Është vërtet e papranueshme dhe është e turpshme që ti lesh një fëmijë 1 vjec kokrra fasule, bajame, kikirik, rrush të thatë apo çdo objekti që fëmija mund ta kalojë në rrugët e frymëmarrjes.

Prof.Asoc Besim Boci, shefi i shërbimit të ORL kërkon ndërgjegjësimin e prindërve, të kenë kujdes dhe të mos humbasin vëmendjen ndaj fëmijëve të tyre.

Prof.Asoc Besim Boçi: Mund të shkaktojë vdekjen e menjëhershme të fëmijës. Dhe si nuk shqetësohen këta prindër, jo vetëm që i lejojnë, por kur vijnë këtu nuk e japin historinë më rtë vogël se çfarë ka ndodhur më fëmijën e tyre, sepse mënyra si ka kaluar trupi i huaj është e rëndësishme në vendosjen e diagnozës. Atë mbytjen që mund të bëjë fëmijë duke kaluar trupin e huaj, e injorojnë.

Ka patur dhe raste fatale.

Prof.Asoc Besim Boçi: Kemi pasur raste në shërbim, kur fëmijë ka qenë në klasë të parë, ka kaluar sferë dhe fëmija ka ardhur i vdekur.

Sipas tyre, situata e tillë është vetëm në Shqipëri.

Prof.Asoc Besim Boçi: Trupat e huaj në rrugët e frymëmarrjes nuk ndeshen më në botë. Aq e vërtetë është kjo sa në Greqi hiqen vetëm në Athinë dhe në asnjë spital tjetër, sepse janë aq të rrallë sa mund të jetë is pecializuar vetëm një person. Tek ne, prania e trupit të huaj tregon nivel të huaj social. 

Trupat e huaj, përveç mushkërisë, mund të ngelin në ezofag, në hundë apo veshë. Kocka e mishit psh mund të çajë ezofagun dhe të japë komplikacione të rrezikshme.

EMISIONET