Trupa e Baletit të Tiranës fiton në Itali çmimin ndërkombëtar "Arrëthyesi i artë"

Trupa e Baletit e Teatrit Kombëtar Shqiptar të Operas e Baletit, nën drejtimin e drejtorit Ilir Kerni fitoi çmimin "Arrëthyesi i Artë" në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit i mbajtur në Itali në datat 22-25 qershor në qytezën e Nepit, mjaft pranë kryeqytetit italian të Romës.

Në këtë Festival morën pjesë trupa të baletit nga më të rëndësishme të botës si dhe balerinë e artistë me famë ndërkombëtare.

Shqipëria qe një pjesëmarrëse speciale e këtij eventi të rëndësishëm ndërkombëtar. Të ardhur enkas nga SHBA, këngëtarja e njohur e muzikës popullore shqiptare Merita Halli e muzikanti Raif Hyseni ishin të ftuarit e nderit në natën e fundit Gala të këtij Festivali, duke u nderuar me një çmim special për kontributin e dhënë si Ambasasdor në botë të shpërndarjes së artit e muzikës shqiptare.

Gjatë netëve konkuruese të këtij Festivali të ftuar nderi qenë gjithashtu dhe balerinët e sukseshëm shqiptarë në Itali, Ambeta Toromani e Kledi Kadiu.

Po mjaft Shqipërisë qe dhe performanca unike në këtë Festival e yllit të baletit botëror, Karla Fracci.

Frymëzuar nga një letër personale që Nënë Tereza i ka dërguar vite më parë balerinës, e nën drejtimin e regjisorit Beppe Menegatti, Karla Fracci i dhuroi publikut të Festivalit Ndërkombëtar të Baletit një prformancë unike në rolin e Shenjtores shqiptare “Nënë Tereza”.

"Shqipëria me artistët e saj të talentuar, qe një surprizë e suksesshmme e këtij Fetivali", deklaroi Drejtoresha artistike e themeluesja e këtij Festivali, ballerina e njohur italiane Maria Pia Liotta.

Drejtori i Teatrit të Operas e Baletit, Ilir Kerni,  në fjalën e tij përshëndetëse falenderoi për vlerësimet, duke theksuar rëndësinë e rolin e artit të baletit në kapërcimin e kufijve e në bashkimin e vendeve e popujve.

Trupa e Baletit të Tiraës, fituese e çmimit "Arrëthysi i artë" performoi në këtë Festival pjesën "No Comeco" të koreografit Daniel Cardoso dhe "La Sylphide" nën koreografinë e F. Taglioni.

Një nga momentet kulmore të natës Gala qe performanca e këngëtares shqiptare Merita Halili si dhe e muzikantit Raif Hyseni me muzikën e këngët popullore shqiptare.

balet2 balet4 balet 5 balet balet 3 balet1

 

EMISIONET