Trumpi i veçuar në ditën e parë të G7, mbi Rusinë dhe tregtinë

Trumpi i veçuar në ditën e parë të G7, mbi

Ndasitë mes Donald Trump dhe 6 liderëve të tjerë të kombeve në G7 dolën në pah që në ditën e parë të mbledhjes.

Lideri amerikan bëri një thirrje surprizuese që Rusia të ripranohej në grupin e vendeve më të industrializuara, pas përjashtimit të saj kur aneksoi Krimenë.

Por kancelarja gjermane Angela Merkel tha: "Anëtarët e BE të cilët janë pjesmarrës në samitin që zhvillohet në Kanada, janë të gjithë kundër kësaj ideje."

Kundërshtitë lidhur me tarifat tregtare, vendosur nga administrata Trump vazhduan gjatë  seksionit të së Premtes.

Pas takimit me presidentin francez Emmanuel Macron, Trump tha se ata kanë testuar veten kur vjen puna tek tregtia, por ai shton se të dy po punojnë rreth kësaj.

Nga ana e tij, Mr Macron tha se ai beson se të gjitha palët kanë vullnetin për të gjetur një marrëveshje.

Agjensia e lajmeve Reuters citoi një ndihmës të presidentit francez i cili ka thënë :SHBA-të kanë rënë dakord për të nisur një dialog tregtar me BE në nivel teknik, dy javët e ardhshme."

EMISIONET