Trump zgjedh Kryeprokurorin, juristi republikan William Barr zëvendëson Jeff Sessions

Trump zgjedh Kryeprokurorin, juristi republikan William Barr

Juristi republikan, William Barr, është zgjedhur prej presidentit Donald Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Ai do të zëvendësojë Jeff Sessions, që presidenti e shkarkoi muajin e kaluar. Barr gëzon respektin e demokratëve dhe të republikanëve.

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi emërimin në postin e Prokurorit të Përgjithshëm, William Barr, një jurist republikan i respektuar që e ka mbajtur këtë funksion edhe në fillim të viteve 1990 nën presidencën e George H.W. Bush-it.

Donald Trump: "Unë dua të konfirmoj Bill Barr-in, një nga juristët më të respektuar në vend, një avokat i respektuar që ka shërbyer si Prokuror i Përgjithshëm gjatë administratës Bush. Ai respektohet nga demokratët dhe republikanët dhe ai do të kandidohet si Prokuror i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara. Shpresoj se procesi i konfirmimit do të jetë shumë i shpejtë,” tha Trump.

Barr do të zëvendësojë, Jeff Sessions, në krye të Departamentit të Drejtësisë, që presidenti e shkarkoi muajin e kaluar, për shkak të distancimit që ai i bëri ndaj hetimit delikat mbi ndërhyrjet ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.



EMISIONET