Pas vizitës në Ohio, presidenti amerikan Donald Trump u nis drejt Teksasit për të vizituar punonjësit e urgjencës dhe të mbijetuarit e sulmit masiv në El Paso.

Por Trump u akuzua për nxitje të urrejtjes ndaj njerëzve latino-amerikanë.

Por, kongresmenja demokratike që përfaqëson El Paso, Veronica Escobar, nuk pranoi ta takonte, duke thënë "fjalët dhe veprimet e tij raciste dhe urrejtëse" i kishin shkaktuar dhimbje komunitetit dhe vendit të saj.

Presidenti tha para se të linte Uashingtonin se ishte i shqetësuar për “rrezikun e çdo grupi të urrejtjes ... qoftë kjo ndaj rracës së bardhë apo ndonjë lloj tjetër epërsie”.

Nga sulmet me armë të së shtunës humbën jetën 31 persona, 9 në Ohio dhe 22 në El Paso.

/Ora News.tv/