Administrata Trump po përgatit një listë tjetër tarifash mbi mallrat kineze me vlerë 200 miliardë dollarë, duke rritur luftën tregtare të SHBA-Kinës.

Përfaqësuesi i Tregtisë, Robert Lighthizer të martën publikoi një listë të mijëra mallrave shtesë që mund të përballen me tarifat 10%.

Lista përfshin fruta dhe perime, çanta, frigoriferë, xhaketa e doreza.

Masa vjen pasi Shtetet e Bashkuara vendosën tarifat 25% për mallrat kineze me vlerë 34 miliardë dollarë të premten e kaluar. 

Pekini iu përgjigj menjëherë duke rritur tarifat për mallrat e SHBA me vlerë 34 miliardë dollarë. 

Vendosja e tarifave të SHBA vjen pas kërcënimit të Donald Trump muajin e kaluar. Ai kërkoi që të indentifikoheshin mallrat kineze me vlerë 200 miliardë dollarë për tiu vendosur tarfia nëse Pekini do vendoste të hakmerrej ndaj trafifave të SHBA që që kanë për qëllim ndëshkimin e vendit për vjedhje të pronës intelektuale.

/Ora News.tv/