Trump: Takimi me Kim Jong-un, në 3-4 javët e ardhshme

Trump: Takimi me Kim Jong-un, në 3-4 javët e ardhshme

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se takimi i tij me udhëheqësin koreano-verior Kim Jong-un mund të ndodhë në 3 ose 4 javët e ardhshme. Nga një tubim në Uashington, kreu i shtetit u shpreh se ky takim do të jetë me tepër rëndësi për shkak të temës që do të diskutohet: denuklearizimi i gadishullit korean.

Në të njëjtin event, Trump nuk harroi të sulmonte edhe ish-shefin e Byrosë Federale të Hetimit James Comey. “Ju kam bërë një nder të madh duke e pushuar atë nga puna. Nëse do të shihnit se çfarë ndodhte në nivelin më të lartë të FBI-së, do të ishte turp,” u shpreh Trump për të pranishmit.

Presidenti amerikan nuk kurseu nga kritikat e vjetra as ambasadën e re të Shteteve të Bashkuara në Britani, e cila u zhvendos në zonën jugore të Londrës në janar. “Ata donin që unë të prisja shiritin dhe unë thashë ‘Nuk do ta bëj. Nuk dua ta bëj. Ata blenë një vendndodhje të tmerrshme,’” shpjegoi Trump. Presidenti, i cili do të vizitojë Mbretërinë e Bashkuar në korrik, ka fajësuar paraardhësin e tij Barack Obama për këtë lëvizje, por në të vërtetë, dakordësia për zhvendosjen është arritur gjatë presidencës së George W Bush.

EMISIONET