Donald Trump e nisi me një ofensivë kundër Gjermanisë fjalën e tij të hapjes në Samitin e NATO-s, duke e akuzuar Berlinin se ishte "rob i rusëve", për shkak të varësisë së vendit nga energjia e gazit.

Gjatë takimit me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg, Trump e përshkroi marrëdhënien midis Gjermanisë dhe Rusisë si "të papërshtatshme".

Zyrtarët e NATO-s e pritën me nervozizëm takimin e parë si një tregues se si Trump do të sillet gjatë takimit. "Guardian" shkruan se brenda pak minutash, ata morën përgjigjen e tyre.  

Ky samit po konsiderohet si një si "ndarës" në historinë 69-vjeçare të NATO-s.

Ai u ankua se politikanët gjermanë kanë punuar për kompanitë energjetike ruse pas largimi nga policia, duke e përshkruar këtë si të papërshtatshme.

"Gjermania është e kontrolluar plotësisht nga Rusia", tha Trump.

Komentet e tij vijnë ndërkohë që ai ka çuar përpara idenë se vendet anëtare të NATO-s duhet të kontribuojnë më shumë për nevojat e mbrojtjes, duke nënvizuar se SHBA është ajo që paguan pjesën më të madhe të shpenzimeve të mbrojtjes, ndërsa Gjermania pagoi pak më shumë se 1% të PBB-së.

Plani i Gjermanisë për të rritur shpenzimet e mbrojtjes të NATO-s prej 2% të PBB-së deri në vitin 2030, nuk është e mjaftueshme sipas Trump, i cili shtoi se "ata mund ta bëjnë këtë nesër".

/Ora News.tv/