Trump: Shtetet e NATO-s do rrisin financimin për mbrojtjen

Trump: Shtetet e NATO-s do rrisin financimin për mbrojtjen

Presidenti i SHBA Donald Trump thotë se vendet e NATO-s kanë rënë dakord të rrisin shpenzimet e tyre ushtarake.

Duke folur pas një takimi dy-ditor në Bruksel, Trump tha se aleatët ishin zotuar të shpenzonin më shumë se 2% të prodhimit të tyre vjetor (GDP) në buxhetet e mbrojtjes.

Presidenti ka qenë shumë kritik ndaj aleancës, duke u ankuar se SHBA paguan më shumë se të tjerët.

Pas takimit, ai tha se besonte në NATO dhe se aktualisht ishte e panevojshëm të merrte në konsideratë heqjen dorë nga aleanca.

Trump i ka kërkuar më parë aleatëve të NATO-s që të angazhojnë të paktën 4% të prodhimit vjetor (GDP).

EMISIONET