Trump: Shkencëtarët e ndryshimeve klimatike kanë 'axhendë politike'

Presidenti i SHBA Donald Trump akuzoi shkencëtarët e ndryshimeve klimatike se kanë një 'axhendë të madhe politike' ndërsa dyshon se njerëzit janë përgjegjës për rritjen  temperaturave të tokës.

Trump komentoi situatën aktuale gjatë një interviste të dielën për '60 Minutes' për CBS.

"Unë nuk mendoj se është mashtrim, mendoj se ndoshta ka një ndryshim,"-tha presidenti. "Por nuk e di nëse është e krijuar nga njeriu. Do të them këtë. Nuk dua të jap triliona dollarë. Dhe nuk dua të humbas miliona e miliona vende pune dhe të vihet një disavantazh."

Trump shtoi se temperaturat mund të ktheheshin në gjende normale, edhe pse nuk tha se si.

Javën e kaluar shkencëtarët e klimës bënë një thirrje të fundit për të ndalur rritjen e  temperaturave.

Ndërsa shkencëtarët thonë se ndyshimi i klimës është pasojë e veprimtarisë së njerëzve.

Raporti i javës së kaluar nga Paneli Ndërqeveritar mbi Ndryshimet Klimatike (IPCC), organi udhëheqës ndërkombëtar që vlerëson ndryshimet klimatike, paralajmëroi se bota po shkonte drejt rritjes së temperaturës në 3 gradë celcius.


EMISIONET