Trump shkakton reaksion në politikën ndërkombëtare me Jeruzalemin

Trump shkakton reaksion në politikën ndërkombëtare me

Vendimi i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraleit ka shkaktuar një furtunë të vërtetë në politikën ndërkombëtare.

Komuniteti ndërkombëtar reagoi menjëherë pasi Presidenti Trump e bëri njoftimin.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres bëri thirrje për qetësi dhe vetëpërmbajtje.

“Që ditën kur mora detyrën, unë kam folur kundër masave të njëanshme që mund të rrezikonin perspektivën e paqes për izraelitët dhe palestinezët", u tha ai gazetarëve.

Udhëheqësi palestinez, Mahmoud Abbas tha se deklarata e zotit Trump për Jeruzalemin "ëshhtë një deklaratë tërheqjeje nga nga roli që ka luajtur në procesin e paqes".

Egjipti, vendi i parë arab që nënshkroi një traktat paqeje me Izraelin në vitin 1979, e denoncoi vendimin e Presidentit amerikan. Një deklaratë e Ministrisë së Jashtme shprehte shqetësimin tek pasojat që mund të kishte ky vendim tek rajoni dhe për ndikimin "jashtëzakonisht negativ" tek procesi izraelito-palestinez i paqes.

Presidenti francez, Emmanuel Macron reagoi menjëherë.

"Është një vendim për të ardhur keq i marrë nga Amerika lidhur me Jeruzalemin. Franca nuk është dakord, pasi bie ndesh me ligjin ndërkombëtar dhe nuk merr parasysh rezolutat e Këhillit të Sigurimit të OKB-së".

Papa Françesku shprehu “shqetësimin e thellë” për këtë lëvizje të Presidentit Trump, ndërsa Turqia bëri thirrje për një takim të Organizatës për Bashkëpunimin Islamik për të koordinuar një reagim.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu nuk e përmendi këtë çështje në një dalje publike më herët të mërkurën.

Republika Çeke

Duke reaguar ndaj njoftimit të Presidentit Trump, Republika Çeke ka lëshuar një deklaratë ku thotë:

"Republika Çeke aktualisht, para se të nënshkruhet paqja mes Izraelit dhe Palestinës, e njeh Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit në kufijtë e vijës së demarkacionit nga 1967," tha ministria e jashtme e vendit në faqen e saj.

"Republika Çeke së bashku me shtetet e tjera të BE-së ... e konsideron Jerusalemin si kryeqytet të ardhshëm të të dy shteteve, që do të thotë shteti i Izraelit dhe shteti i ardhshëm i Palestinës.

"Ministria mund të fillojë të konsiderojë lëvizjen e Ambasadës çeke nga Tel Avivi në Jerusalem vetëm bazuar në rezultatet e negociatave me partnerët kryesorë në rajon dhe në botë".

Frikë për dhunë

Departamenti amerikan i shtetit paralajmëron se ka frikë se zemërimi që ndihet nga palestinezët dhe mbështetësit e tyre global do të përhapë në dhunë, raporton shefi i Byrosë së Jeruzalemit në Uashington.

Turqia proteston

Rasan Remzi, një gazetar me seli në Turqi, ka ndarë një imazh në Twitter duke treguar turma protestuesish të mbledhur jashtë Ambasadës amerikane në kryeqytetin turk, Ankara.

'Shkelja e së drejtës ndërkombëtare'

Jordania thotë se lëvizja e Trump të mërkurën është një shkelje e së drejtës ndërkombëtare.

"Vendimi i presidentit amerikan për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe transferimin e ambasadës amerikane në këtë qytet përbën një shkelje të vendimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe të kartës së Kombeve të Bashkuara", tha zëdhënësi i qeverisë Mohammed Momani.

'E padobishme', thotë May e Mbretërisë së Bashkuar

Kryeministrja e Britanisë së Madhe Theresa May ka shtuar zërin e saj për mospajtimin lidhur me masën e Presidentit Trump.

"Ne nuk pajtohemi me vendimin e SHBA për të lëvizur ambasadën e saj në Jerusalem dhe për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin izraelit përpara një marrëveshjeje për statusin përfundimtar", tha një zëdhënës.

"Ne besojmë se kjo është e padobishme në lidhje me perspektivat për paqe në rajon."

Të gjithë në  grevë

Disa palestinezë po bëjnë thirrje për një grevë gjithëpërfshirëse kombëtare të enjten për të kundërshtuar masën e Trump, njofton një agjenci e pavarur palestineze e lajmeve.Palestinezëve u është kërkuar të marrin pjesë në demonstrata. Ndërkohë që imazhe në mediat ndërkombëtare nga Rripi i Gazës tregojnë palestinezët që po protestojnë kundër vendimit të Trump.

Faqet e lajmeve lokale cituan një anëtar të lartë të Hamasit, Ismail Radëan, duke u thënë turmave se "Jeruzalemi dhe Qyteti i Shenjtë nuk mund të hiqet kurrë ose të pranohet si një kryeqytet i okupimit". Ai ka deklaruar se hapi i Trump ishte një "sulm i ashpër ndaj popullit të Palestinës dhe myslimanëve.

BE: "Shqetësim serioz"

Shefja e politikës së jashtme të BE ka shprehur shqetësimin e saj të madh në masën e presidentit amerikan.

"Aspiratat e të dyja palëve duhet të përmbushen dhe një rrugë duhet të gjendet përmes negociatave për të zgjidhur statusin e Jerusalemit si kryeqytetin e ardhshëm të të dy shteteve", tha Federica Mogherini.

EMISIONET