Trump: "Plani Brexit me shumë mundësi do të vrasë marrëveshjen e tregtisë amerikane"

Trump: "Plani Brexit me shumë mundësi do të vrasë

Donald Trump ka thënë se Britania e Madhe "ndoshta nuk do të bëjë një marrëveshje tregtie me SHBA-në, nëse plani Brexit do të shkojë përpara".

Ai i tha për 'The Sun' se plani i kryeministrit "ndoshta do të vriste marrëveshjen", pasi do të thotë se SHBA do të merreshin me Bashkimin Evropian në vend të Britanisë së Madhe.

Downing Street ende nuk ka reaguar ndaj vërejtjeve të z. Trump.

Theresa May ka krijuar mundësinë për një marrëveshje të tregtisë së lirë të SHBA me Trump, në vizitën e tij të parë në Mbretërinë e Bashkuar si president.

Ajo tha se Brexit ishte një "mundësi" për të krijuar zhvillim në Britani dhe SHBA.

Trump tha gjithashtu se ish-Sekretari i Jashtëm Boris Xhonson do ishte një "kryeministër i madh", duke shtuar "Unë mendoj se ai ka atë që duhet".

Në intervistën e tij, ai përsëriti kritikën e tij ndaj kryebashkiakut të Londrës, Sadik Khan, lidhur me sulmet terroriste të vitit të kaluar në kryeqytet, duke thënë se ai kishte bërë "një punë të tmerrshme".

Presidentit amerikan dhe gruas së tij iu bë një pritje me tapet të kuq në Blenheim Palace, Oxfordshire të enjten në mbrëmje.

Ata ishin në një darkë private me zonjën May, kur doli lajmi për intervistën e tij në gazetë, për të cilën presidenti amerikan tha se ishte kryer gjatë kohës që ishte në Bruksel.

Pasi u botua intervista, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders tha se presidentit "i pëlqen dhe respekton kryeministren May shumë", duke shtuar se 'ai kurrë nuk kishte thënë asgjë të keqe për të'.

EMISIONET