Presidenti amerikan Donald Trump tha se veprimet e ish këshilltarit të sigurisë kombëtare, Michael Flynn pas zgjedhjeve presidenciale 2016 ishin të ligjshme. 

Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha në Twitter se ai shkarkoi Flynn "sepse gënjeu nënpresidentin dhe FBI-në", raporton BBC.

“M’u desh të pushoja nga puna gjeneralin Flynn sepse ai genjeu Zëvendëspresidentin dhe FBI-në. Ai ka pranuar fajin për këtë. Është për të ardhur keq sepse veprimet e tij gjatë tranzicionit kanë qenë në përputhje me ligjin. Nuk kishte gjë për të fshehur”, shkruan Trump në twitter. 

Trump tha se nuk ka patur asnjë bashkëpunim mes fushatës së tij presidenciale dhe Rusisë. “Ajo që ka dalë është se nuk ka patur bashkëpunim, asnjë bashkëpunum”, tha për median zoti Trump ndërsa u largua nga Shtëpia e Bardhë për në Nju Jork.

/Ora News.tv/