Trump ‘nën hetim’ për taksat

Trump ‘nën hetim’ për taksat

Pas pretendimit të Nju Jork Times se presidenti Trump ka përfituar 413 milionë dollarë nga prindërit e tij përmes një skeme e cila shmang detyrimet fiskale, Departamenti i Taksave ka nisur një hetim për të rishikuar transaksionet e liderit aktual të Uashingtonit. Sipas prestigjozes nju-jorkeze, Trump ka filluar të marrë para në formën e dhuratave nga pridnërit që kur se ishte 3 vjeç dhe u bë milioner në moshën 8-vjeçare. Megjithatë, vërtetësia e akuzave do të qartësohet pas procesit hetimor.

Departamenti i Taksave të shtetit të Nju Jorkut ka konfirmuar se ka nisur një hetim mbi pretendimet e prestigjozes Nju Jork Times, se Presidneti Trump ka ndihmuar prindërit e tij që të shmangin pagimin e miliona dollarë taksave përmes një skeme të dyshimtë tatimore. 

Sipas raportimit, lideri aktual i Uashingtonit ka nisur të marrë shuma të konsiderueshme të ardhurash nga familja dhe u bë një milioner që në moshën 8 vjecare. Në bazë të përllogaritjes, gjatë gjithë jetës së tij, Donald Trump ka marrë 413 milionë dollarë nga perandoria e biznesit të babait të tij, duke hedhur poshtë edhe pretendime të mëparshme. 

Në intervista të ndryshme, Presidenti ka thënë se e nisi biznesin e tij përmes një borxhi prej 1 milionë dollarësh që i dha i ati, vetëm pak kohë pas diplomimit. Megjithatë, të dhënat kontroverse të Nju Jork Times raporton se bëhet fjalë për një dhurata periodike jo në formën e borxhit.

Megjithatë, të menjëhershme kanë qënë edhe reagimet nga Shtëpia e Bardhë. Zëdhënësja e Presidencdës, Sarah Sanders, u shpreh se ky është një sulm mashtrues.

Ajo shtoi se cdo transaksion i Donald Trump është firmosur nga Shërbimi Federal i të Ardhurave dhe se nuk ka asnjë shkelje. Ndërkaq, Presidenti vetë nuk ka komentuar, por avokati i tij, Charles Harder, u shpreh se nuk ka patur mashtrim ose evazion fiskal nga askush. 

Ai shtoi se faktet mbi të cilat bazohet prestigjozja nju-jorkeze janë false dhe ekstremisht të pasakta. Tashmë mbetet të shihet se në cfarë përfundimi do të dalë departamenti i taksave të Nju Jorkut në lidhje me mënyrën se si janë kryer transaksionet dhe nëse ka patur apo jo një skemë mashtrimi.

EMISIONET