Trump ndryshon mendje: Për sa kohë jam president ligji për armët nuk preket

Trump ndryshon mendje: Për sa kohë jam president ligji për

Në një konventë të Shoqatës Kombëtare të Pushkëve, presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar përkushtimin e tij për të mbrojtur ligjet për përdorimin e armëve për sa kohë që ai do të jetë në detyrë. Trump kishte sinjalizuar ndërmarrjen e masave më të rrepta pas masakrës në një shkollë në Florida, por duket se gjithçka ka qenë një alarm i rremë.

Presidenti amerikan Donald Trump i ka siguruar anëtarëve të Shoqatës Kombëtare të Pushkëve se të drejtat e tyre për zotërimin e armëve nuk do të preken. 

Duke folur në një konventë në Dallas, Teksas, Trump deklaroi: “Të drejtat tuaja në Amendamentin e Dytë nuk do të kërcënohen për sa kohë unë do të jem presidenti juaj”. 

Kreu i shtetit gjithashtu ritheksoi propozimin e bërë prej tij pas masakrës në një shkollë në Florida, që mësues të trajnuar të lejohen të mbajnë armë.

Përfaqësuesit demokratë në Kongresin Amerikan kanë propozuar ndryshime në politikën e armëve, përfshi këtu shtimin e kontrolleve dhe një ndalim të pushkëve të llojit ushtarak, gjë që sipas tyre nuk do të prekte Amendamentin e Dytë të Kushtetutës amerikane për armëmbajtjen. 

Që prej masakrës në shkollën e Floridas, ku 17 persona mbetën të vrarë, Trump premtoi se ai do të merrte masa konkrete për ndalimin e armëve. Por mesazhi i fundit i presidentit është në kontrast me komentet e mëhershme të bëra prej tij.

EMISIONET