Trump kërcënon Turqinë për kurdët

Trump kërcënon Turqinë për kurdët

Presidenti i SHBA Donald Trump ka kërcënuar të "shkatërrojë ekonomikisht Turqinë" në qoftë se sulmon forcat kurde në Siri pas një tërheqjeje të planifikuar të trupave amerikane.

Në dy postime në tweeter të dielën,. Trump tha se ai nuk donte që as kurdët të provokojnë Turqinë.

Forcat amerikane kanë luftuar së bashku me një milici kurde në Sirinë veriore kundër grupit të Shtetit Islamik (IS).

Megjithatë, Turqia i konsideron Njësitë e Mbrojtjes së Popullit (YPG) si terroristë.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka folur me zemërim për mbështetjen amerikane për grupin dhe u zotua se do ta shtypë atë.

Komentet e Trump të dielën pasuan kritika të mëtejshme për vendimin e tij të menjëhershëm për të tërhequr forcat amerikane nga Siria.

Një figurë e lartë në familjen mbretërore të Arabisë Saudite, Princi Turki al-Faisal, i tha BBC se do të kishte një "ndikim negativ" nga i cili do të përfitonin Irani, Rusia dhe Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo është aktualisht në kryeqytetin saudit Riyad, pasi ai udhëton në Lindjen e Mesme për të siguruar aleatët e SHBA në rajon.

EMISIONET