Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ka marrë një "letër shumë të bukur" nga udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, dhe shtoi se ai mund të ketë një takim tjetër me të.

Duke folur para gazetarëve, Trump nuk tha se kur do të zhvillohet një takim i tillë.

Koreja e Veriut ka testuar sërish raketa, përkundër një takimi të 30 qershorit midis Trumpit dhe Kimit, në të cilin të dy ranë dakord për të rigjallëruar bisedimet e ngecura.

Pheniani tha se testimi i raketave është bërë si përgjigje ndaj ushtrimeve të përbashkëta ushtarake që janë zhvilluar ndërmjet Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara.

SHBA-ja po synon që përmes bisedimeve të arrijë një ujdi për denuklearizimin e Koresë së Veriut./Rel

/Ora News.tv/