Donald Trump ka revokuar 'pastrimin e figurës' së ish shefit të sigurisë së CIA, John Brennan, duke i mohuar kritikut të presidentit amerikan çdo lloj aksesi në informacionet sensitive.

Zëdhënësja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders shpalli vendimin duke lexuar deklaratën e lëshuar nga Trump.

Deklarata e citon Brennan-in si njeri me 'sjellje të çuditshme'.

Brennan ka thënë se sjellja e Trump gjatë takimit në Korrik me presidentin rus Vladimir Putin ishte asgjë më shumë se 'tradhëti'.

Vitin e kaluar, Brennan tha se një hetim për marrëveshjet e mundshme midis zyrtarëve të fushatës së Trump dhe Rusisë gjatë zgjedhjeve presidenciale të SHBA në vitin 2016 ishte "e mirë organizuar".

Presidenti Trump e ka mohuar vazhdimisht këtë pretendim duke e quajtur një 'gjueti shtrigash'.

Vetëm të mërkurën, Brennan i shkroi presidentit në tweeter: "Është e habitshme sa shpesh ti nuk arrin të jetosh në përputhje me standardet minimale të mirësjelljes, civilizimit dhe ndershmërisë.  Duket sikur kurrë nuk do të kuptosh se çfarë do të thotë të jesh president, apo se çfarë duhet për të qenë një njeri i mirë, modest dhe i ndershëm. Kjo është kaq shkurajuese dhe e rrezikshme për kombin tonë."

/Ora News.tv/