Presidenti i SHBA, Donald Trump, i bëri thirrje Arabisë Saudite që të heq bllokandën e saj ndaj Jemenit.

Në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë të mërkurën, Trump tha se embargo duhet të hiqet menjhëherë për arsye humanitarë dhe se Arabia Saudite duhet të lejojë plotësisht që ushqimet, karburanti, uji dhe ilaçet të arrijnë tek shtetasit jemenas pasi kanë nevojë urgjente për tu furnizuar me gjërat bazë për jetën.

Të martën OKB bëri thirrje për një armëpushim humanitar për të lejuar dhënien e ndihmës për civilët e bllokuar në kryeqytetin jemenas Sana'a.

/Ora News.tv/