Trump fton Putin në Washington

Trump fton Putin në Washington

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka ftuar homologun e tij rus për të vizituar Uashingtonin në vjeshtë. 

Lajmi  u konfirmua nga Shtëpia e Bardhë, ku sekretarja për shtyp Sarah  Sanders tha se Trump "i kërkoi ambasadorit John Bolton që të ftojë Presidentin Putin në Uashington në vjeshtë," 

"Këto diskutime janë duke u zhvilluar", tha ajo.

Trump dhe Putin u  takuan të hënën në Helsinki, në takimin e parë që kur  Trump mori detyrën në janar 2017. 

Më herët kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se mezi priste që ta takonte sërish Presidentin Putin.

"Mezi pres takimin tonë të dytë, që të fillojmë zbatimin e disa prej shumë çështjeve të diskutuara, duke përfshirë ndalimin e terrorizmit, sigurinë për Izraelin, mospërhapjen e armëve bërthamore, sulmet kibernetike, tregtinë, Ukrainën, paqen në Lindjen e Mesme, Korenë e Veriut dhe më shumë ..." shkruante Presidenti Trump.


EMISIONET