Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar emigrantët që duan të kalojnë kufirin me Meksikën se do të qëllohen për vdekje nëse hedhin gurë ndaj ushtarëve amerikanë.

Komentet e tij, kreu i Shtëpisë së Bardhë, i bëri gjatë prezantimit të politikave të tij për t'i bërë ballë emigrimit të paligjshëm në vend.

Trump tha se karvani prej mijëra emigrantësh të Amerikës Qendrore ishte treguar i dhunshëm ndaj autoriteteve meksikane, por kjo nuk do të përsëritej edhe në SHBA.

Donald Trump: "Nëse e gjuajnë me gur ushtrinë tonë, ne do të kundërveprojmë. I kam thënë trupave ushtarake që ta konsiderojnë gurin si një pushkë. Po të hedhin gurë siç bënë ndaj ushtarëve dhe policëve meksikanë, ta dinë se ne do i konsiderojmë si armë."

Presidenti amerikan tha se Shtetet e Bashkuara tani e tutje nuk do u japin më azil njerëzve që nuk kanë kaluar fillimisht nga një postë kufitare e shtetit, ndërsa ata që kapen në kufi do të mbahen në kampe deri sa të ekstradohen ose kur kërkesat e tyre të jenë shqyrtuar.

Kreu i zyrës ovale tha se ai nuk është kundër emigrantëve, por dëshiron që migrimi të jetë i kontrolluar.

Propozimet e presidentit priten të paraqiten në formën e një urdhri ekzekutiv javën që vjen.

/Ora News.tv/