Kremlini dhe Shtëpia e Bardhë konfirmon se Vladimir Putin dhe Donald Trump do të takohen më 16 korrik në Helsinki.

Ky do të jetë takimi i parë jashtë një samiti multilateral

"Putin do të takohet me Donald Trump dhe sipas marrëveshjes së arrirë takimi do të jetë më 16 korrik në Helsinki" konfirmoi në një deklaratë të enjten Kremlini.

Në qendër të takimit do të jenë marrëdhëniet aktuale Rusi-SHBA si dhe cështjet ndërkombëtare relevante

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në SHBA, John Boolton i cili vizitoi të mërkurën Moskën tha se "pavarësisht zhurmës politike në SHBA' një komunikim direkt mes Trump dhe Putin do të ishte "në interesin më të mirë të vendit tonë.

/Ora News.tv/