Moska dhe Uashingtoni kanë rënë dakord të mbajnë një takim midis presidentit amerikan Donald Trump dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin.

Njoftimi vjen pas një takimi midis Presidentit Putin dhe Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, John Bolton.

Trump tha se takimi i tij me Putin do të mbahet pas zhvillimit të samitit të NATO-s në Bruksel.

Presidenti amerikan tha se takimi mund të zhvillohet në kryeqytetin finlandez, Helsinki.

Ai u tha gazetarëve se do të diskutojë luftën në Siri dhe situatën në Ukrainë me homologun e tij rus.

Vendimi për të mbajtur një takim midis udhëheqësve u njoftua më herët të mërkurën nga një këshilltar i politikës së jashtme të Kremlinit, Yuri Ushakov.

Samiti do të zhvillohet në një vend të tretë reciprok, ku data dhe vendndodhja do të shpallen zyrtarisht të enjten, tha Ushakov. Pas bisedimeve me udhëheqësin rus, Bolton konfirmoi në një konferencë shtypi në Moskë se Trump do të takohet me Putin në javët e ardhshme.

/Ora News.tv/